Lojërat e fatit online do të rikthehen në janar të vitit të ardhshëm. Ministrja e financave Delina Ibrahimaj për herë të parë ka folur në komisionin e ekonomisë mbi nismën e qeverisë për të rikthyer lojërat e fatit. Ajo tha se efekti financiar në buxhet për vitin e ardhshëm pritet të jetë rreth 2 miliardë lekë shtesë.
Por për deputeten Jorida Tabaku rikthimi i lojërave të fatit është një papërgjegjshmëri.
Diskutime në komision pati edhe në lidhje me konçesionin e gjurmimit të karburanteve. Ministrja tha se qeveria nuk ka miratuar zbatimin e koncesionit të gjurmueshmërisë dhe kjo ka bërë që një kompani private të hedh në gjyq .
Ministrja Delina Ibrahimaj sqaroi se janë duke përfunduar draftin për taksimin e jashtëzakonshëm të prodhuesve të energjisë elektrike
Qeveria shqiptare ende nuk ka asnjë përllogaritje në lidhje me efektet financiare të zbatimit të amnistisë fiskale për vitin e ardhshëm. Ministrja Ibrahimaj tha se janë duke përfunduar draftin në bashkëpunim edhe me grupet e interesit. /abcnews.al/


