Ekonomia e Britanisë pritet të tkurret me 1.4% në vitin 2023, sipas një njoftimi të kancelarit të Thesarit Jeremy Hunt.
“Mbretëria e Bashkuar, si vendet e tjera, tani është në recesion ,” tha Hunt. Ekonomia britanike ka qenë nën presionin e inflacionit, i cili tani është mbi 11% .
Sipas parashikemeve, produkti i brendshëm bruto pritet të rritet me 1.3% në 2024 dhe 2.6% në 2025, tha Hunt, krahasuar me parashikimet e mëparshme përkatësisht 2.1% dhe 1.8%.
Hunt dhe Sunak kanë thënë se do të rikthejnë besimin e investitorëve në Britani pas dështimit të eksperimentit “Trussonomics” me shkurtimet e taksave të pafinancuara që çuan paundin në një nivel historik të ulët kundrejt dollarit amerikan.
Hunt tha se do të zvogëlonte pragun mbi të cilin norma më e lartë e tatimit prej 45% mbi të ardhurat do të jetë në 125,140 paund nga 150,000 paund.
“Edhe pas kësaj, ne do të kemi ende paketën më bujare të lehtësimit të taksave nga çdo vend i G7,” tha Hunt në Parlament.
Qeveria e Liz Truss kishte njoftuar heqjen e normës më të lartë të tatimit mbi të ardhurat, përpara se të ndryshonte kursin mes krizës së tregut financiar që shkaktoi politika e saj.
/abcnews.al