Pas konstatimit të Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme të zgjedhjeve, ekipi i tranzicionit i Presidentit të zgjedhur Joe Biden tashmë është në kontakt me të gjitha agjencitë federale. Lajmin e bën të ditur një zyrtar i tranzicionit për CNN.
Kujtojmë se të hënën, GSA informoi Biden përmes një letre nga Administratorja Emily Murphy se administrata Trump është e gatshme të fillojë procesin zyrtar të tranzicionit.
Letra ishte hapi i parë që administrata ka ndërmarrë për të njohur humbjen e Presidentit Trump, më shumë se dy javë pasi Biden u shpall fitues në zgjedhjet e 3 nëntorit. /abcnews.al/