Ekipi i ëndrrave i Kaka, braziliani lë jashtë Messin

schedule20:58 - 7 Shkurt, 2024

schedule 20:58 - 7 Shkurt, 2024

Ish-futbollisti brazilian, Ricardo Izecson dos Santos Leite, i njohur më mirë si Kaka, ka zgjedhur ekipin e tij ideal apo të ëndrrave.

Është një skuadër e përbërë nga futbollistë me të cilët ka ndarë dhomën e zhveshjes dhe ata me të cilët është përballur dhe sigurisht që bie në sy mungesa e argjentinasit Lionel Messi.

Skuadra e përbërë nga fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2007 dhe ish-ylli i Sao Paulos, Milanit dhe Real Madridit përfshin emra të famshëm, por kapiteni i Gauchos nuk ka vend në të.

Për portier, Kaka zgjodhi Didën, bashkëlojtarin e tij te Milani dhe në kombëtaren braziliane.

Ai vendosi dy bashkatdhetarë në pozicionet e krahut, Cafu në të djathtë dhe Roberto Carlos në të majtë, ndërsa italianët Paolo Maldini dhe Alessandro Nesta janë qendërmbrojtës.

Në mesfushës, Kaka përfshiu Andres Iniestan, Zinedine Zidanen dhe Andrea Pirlon, me të cilin ndante dhomën e zhveshjes te Milani.

Brazilian përfundoi 11-shen e tij ideale me Ronaldinhon, Ronaldon Fenomenin dhe Cristiano Ronaldon në sulm.

Në formacionin ideal të Kakës janë nëntë kampionë bote (Dida, Cafu, Roberto Calos, Nesta, Iniesta, Zidane, Pirlo, Ronaldinho dhe Ronaldo), dhe mes tyre nëntë “Topa të Artë”.

Pesë nga Cristiano Ronaldo, dy nga Ronaldo dhe një nga Ronaldinho dhe Zidane, dhe tetë “Topat e Artë” të Messit nuk mjaftuan për ta përfshirë atë në skuadër./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!