Ekipi i ABC raporton mes shpërthimeve në Kiev, gazetari: Natën u futëm me urgjencë nëntokë, si po i largojnë sulmet ajrore ukrainasit

schedule12:54 - 6 Mars, 2022

schedule 12:54 - 6 Mars, 2022

Kievi nuk gjen qetësi. Sirenat e sulmeve ajrore kanë mbajtur zgjuar qytetarët e paktë që kanë mbetur në zonë, bashkë me ta edhe ekipin e ABC që ndahet prej disa ditësh në zemër të Ukrainës.

Gazetari i ABC, Taulant Kopliku ka raportuar se gjatë natës bashkë me operatorin Ardian Kamberin janë detyruar që të strehohen në një zonën të nëndheshme për tu shpëtuar sulmeve dhe bombardimeve që vinin nga ajri.

“Situata në Kiev ka qenë shqetësuese në Kiev. Sirenat binin gjatë gjithë natës. Ne u detyruam që të zbresim në katin nëntokësor ku ishim sistemuar. Natën pra e kaluam atje poshtë bashkë me personat e tjerë që ishin në hotel.”

Lexo edhe: Ankth në Kiev/ Shpërthimet dëgjohen “Live” teksa ekipi i ABC raportonte situatën

Ndërkohë edhe gjatë ditës, siç raporton gazetari Taulan Kopliku ka pasur shpërthime të njëpasnjëshme. Bombardimet janë dëgjuar edhe gjatë transmetimit “Live” që gazetari kishte me studion e ABC.

“Dita është gdhirë me shpërthime në periferi. Rreth 15 kilometra më larg qendrës po luftohet. Ka pasur vazhdimisht shpërthime. Ndërkohë Ukraina raportohet se ka lëshuar dy raketa në ajër për të larguar ndonjë sulm të mundshëm ajror të Rusisë.” tha Kopliku.

Lexoni KËTU të gjitha ngjarjet e sotme mbi luftën

Gazetari shpjegon se qyteti është thuajse i boshatisur, pasi fëmijët, gratë dhe të moshuarit janë larguar. Në qytet kanë mbetur vetëm të rinj dhe burra.

“Gratë fëmijët dhe të moshuarit janë larguar. Ka të tjerë që kanë preferuar të qëndrojnë. Kanë shfaqur ndjenjat e patriotizimit. Ka edhe qytetarë që vijnë nga zona të tjera. Është pikë nevralgjike Kievi”

“Vijojnë shpërthimet siç e dëgjoni edhe tani ka shpërthime. Qyteti është i boshatisur. Ka reduktim maksimal të lëvizjes, vetëm në markete ka lëvizje. Qytetarët natën kryesisht e kalojnë në zona nën tokë strehimore. Janë zona të fortifikuara ku ushqimi merret nga jashtë dhe strehohen atje” raporton gazetari. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!