Ekipi i ABC në Kiev: Plani më i keq i Putin, Ukraina “në këmbë” 500 mijë ushtarë lufte, sulmi nga ajri fatal

schedule19:45 - 21 Shkurt, 2022

schedule 19:45 - 21 Shkurt, 2022

Ndërsa sytë janë drejtuar nga sulmi i mundshëm i Rusisë mbi Ukrainën, udhëheqësit botërorë vazhdojnë presionin diplomatik ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, me shpresën për ta parandaluar.

Ekipi i ABC ndodhet në Kiev prej ditësh për të parë nga afër lëvizjet që ndodhin minutë pas minute në Ukrainë, e cila si duket është bërë gati për t’i bërë ballë Rusisë.

Gazetarja e ABC, Linda Karadaku ka raportuar në “Radarin  Informativ” për skenarët e mundshëm të pushtimit nga Rusia. Mundësia më e keqe sipas saj është bombardimi i të gjitha pikave në Kiev.

Lexo edhe: “Janë vrarë 5 ushtarë ukrainas në kufi me Rusinë”, gazetarja e ABC: Lajm i rremë

“Sonte këtu ka qenë me rëndësi të ndiqje fjalimin e Putin. Më shumë se 150 mijë ushtarë të gatshëm për luftë vetëm pak kilometra nga kufiri me Ukrainën. Kemi disa skenarë. Një opsion që trupat ruse të hyjnë në Donetsk. Donbas. Mundësia tjetër do ishte bombardimi i  të gjitha pikave në Kiev. Kjo do të shkaktonte një numër të madh viktimash civile. Do ishte skenari më i keq i mundshëm sepse këtu ka dhe të tjera jo vetëm ukrainas. Vështirë të thotë njeri se çfarë plani ka Putin”, shtoi ajo.

Në rast se do të ketë luftë, burime për gazetaren e Abc kanë bërë me dije se Ukraina ka 500 mijë ushtarë të cilët kanë përvojë luftarake. Por kjo nuk mjafton në rast të një pushtimi nga ajri, i cili do të ishte fatal.

“Një rreshter ushtarak rezerve i ushtrisë ukrainase i cili ka luftuar në Donjeck dhe Luhansk më tha se Ukraina ka 500 mijë ushtarë të cilët kanë përvojë luftarake, që domethënë janë ushtarakë karriere njerëz që kanë luftuar në zonën e Dombasit. Mobilizimi do ishte brenda 48 orësh. Mënyra tjetër është të ketë mobilizim të burrave dhe grave. Në rast të një sulmi gjithkush duhet të çohet dhe të mbrojë vendin e vetë dhe për të mbrojtur civilët. Problemi më i madh do jenë civilët ata vuajnë dhe paguajnë pasojat e luftës”.

Ndërkohë që era e luftës sa vjen dhe bëhet më e fortë, Ukrainës i janë ofruar tonelata me armatime.

Po vinte gjithmonë e më shumë era luftë, Ukrainës i janë ofruar tonelata me armatime. Problemi më i madh është nga ajri, nëse do ketë sulm nga ajri do jetë e vështirë të parashikosh numrin e viktimave civile”, shtoi Karadaku.

Presidenti rus Vladimir Putin mendon se marrëveshja e paqes për Ukrainën lindore nuk ka më asnjë shans për t’u zbatuar. Pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Moskë, ai deklaroi se nuk kishte më perspektivë për marrëveshjen e Minskut. “Na është krijuar bindja se nuk ka perspektivë” për marrëveshjet, tha Putini. Në Marrëveshjet e Minskut, të negociuara nga Gjermania dhe Franca në 2014 dhe 2015 dhe të rëna dakord bashkërisht me Ukrainën dhe Rusinë, palët në konflikt në Ukrainën lindore u zotuan të ndërmarrin disa hapa për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit.

 /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!