Ekipet e shpëtimit nga Malta gjetën qindra trupa të viktimave të përmbytjeve katastrofike në plazhin e qytetit libian Derna.
Mediat e huaja shkruajnë se ato kanë gjetur rreth 400 trupa sipas vlerësimeve paraprake.
“Në plazh kishte rreth 400 trupa sipas vlerësimeve paraprake, megjithëse është e vështirë të thuhet numri i saktë”, tha kreu i ekipit të shpëtimit, Natalino Bezina.
Ai vend dërgoi një ekip prej 72 shpëtimtarësh, anëtarë të mbrojtjes ushtarake dhe civile./abcnews.al