Ekipet e shpëtimit në Siri nxjerrin të gjallë nga rrënojat nënën dhe dy fëmijët e saj

schedule11:33 - 11 Shkurt, 2023

schedule 11:33 - 11 Shkurt, 2023

Agjencia shtetërore e lajmeve siriane SANA raportoi se ekipet e shpëtimit  arritën të shpëtonin një nënë dhe dy fëmijët e saj nga nën rrënojat e një ndërtese në qytetin bregdetar të Jableh të premten vonë, ditën e pestë pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë veriore.

SANA tha se tre të mbijetuarit ishin Duha Nurallah, 60 vjeç, djali i saj Ibrahim Zakariya, 22 vjeç dhe vajza e saj Raëiya, 24 vjeç. Megjithëse ekspertët thonë se njerëzit e bllokuar mund të jetojnë deri në një javë ose më shumë, shanset për të gjetur të mbijetuar janë zbehur.

Të tre janë dërguar menjëherë për të marrë ndihmën e nevojshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!