Ekipet e shpëtimit në garë me kohën, mbi 1000 të plagosur nga tërmeti në Tajvan

schedule08:56 - 4 Prill, 2024

schedule 08:56 - 4 Prill, 2024

Gjashtë punëtorë të bllokuar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Tajvanin të mërkurën janë mes dhjetëra njerëzve të shpëtuar sot, me autoritetet ende në kërkim të dhjetëra të tjerëve.

Nëntë persona janë vrarë dhe 1050 janë plagosur në tërmetin e djeshëm me magnitudë 7.4, më i forti që ka goditur Tajvanin në 25 vjet, sipas bilancit të fundit. Rreth 52 persona rezultojnë të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar gjithashtu dhjetëra persona të tjerë të bllokuar në një rrjet tunelesh.

Më shumë se 300 pasgoditje janë regjistruar në ishull dhe qeveria ka paralajmëruar banorët për mundësinë e rrëshqitjeve të dheut ose të gurëve.

/abcnews.al