Sulmuesi i talentuar i Shpresave kuqezi, Giacomo Vrioni, do të transferohet te Juventusi. 21 vjeçari do të luajë fillimisht për ekipin e 23-vjeçarëve.
Kartoni i Vrionit zotërohej nga Samprdoria, që e kishte huazuar në fillim të këtij sezoni te skuadra e Citadellas në Serie B. Megjithatë, Vrioni nuk luajti aq sa shpresonte me fanellën e këtij ekipi.
Në total 5 ndeshje, 4 në Serie B dhe 1 në Kupën e Italisë. Vrioni shënoi vetëm një gol në Serie B me fanellën e Citadellës.
“Corriere dello Sport” raporton se marrëveshja mes Sampdorias dhe Juventusit është gjetur dhe Vrioni shumë shpejt do të veshë fanellën kuqezi. Madje, vetë sulmuesi ka postuar një foto në Instagramin e tij, ku i falënderon të gjithë anëtarët e klubit të Citadellës./abcnews.al