“Ejani se kam vrarë djali!” Babai i Albert Krasniqit e njoftoi vetë policinë pasi zbrazi karikatorin mbi djalin e tij duke i marrë jetën këtij të fundit.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:00 të pasdites së sotme në Prishtinë. Policia ka arrestuar autorin, pasi ky i fundit kishte njoftuar se kishte vrarë djalin.
Mediat në Kosovë, duke iu referuar burimeve raportojnë se dyshohet që viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar prej disa ditësh familjarët e tij që t’i plotësoheshin kushtet që kërkonte.
Lexo edhe: E vrau babai, miqësia me VIP-at dhe jeta e luksit e Albert Krasniqit
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dale në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë në hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen.
Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të zbardhjes së plotë të këtij rasti”, konfirmon policia.
Albert Krasniqi nuk është emër i panjohur. Pesë vite më parë ai plagosi me armë në mes të Prishtinës, reperin e njohur Noizy. Viktima ishte baba i një vajze. Ai ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën. g.v/abcnews.al