Beniamin Bezhani u ekzekutua me armë zjarri brenda makinës së tij mbrëmjen e sotme në Fushë Dukat të Vlorës.
Por si u njoftua policia?
Në njoftimin për mediat, policia e Vlorës thotë se rreth orës 21:00, në sallën operative ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.
Pasi shkuan në vendin e ngjarjes, efektivët konstatuan se viktima ishte Beniamin Bezhani. Ai ishte ekzekutuar me armë zjarri. I riu ka qenë në burg në Itali disa vite më parë dhe policia është duke hetuar mbi këtë pistë.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve./ db/Abcnews.al