“Eja se më ka ngacmuar”/ Dhunoi mësuesin në Tepelenë, vetëdorëzohet autori: U ktheva se motra më kërkoi ndihmë

schedule14:53 - 17 Janar, 2023

schedule 14:53 - 17 Janar, 2023

TEPELENE – Zbulohen fakte të reja nga dhunimi i mësuesit 59 vjecar në Tepelenë. Policia e Tepelenës ka ndaluar një person i cili është vëllai i një nxënëseje 13 vjeçare në shkollen 9-vjeçare të Tepelenës.

Alvi Gumeni emigrant është kthyer nga vendi ku jetonte pas thirrjes së të motrës për ndihmë pasi 13 vjeçarja pretendohet se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi 59 vjeçar Kleanthi Laçi.

Vetë Alvi Gumeni është vetëdorëzuar para pak në Policinë e Tepelenës duke dhënë spjegimet e veta për dhunën që ushtroi ndaj mësuesit të edukimit fizik Kleanthi Laçi nj ditë më parë.

Ai thotë se e ndërmori këtë veprim në kushtet e ndihmës që i pati kërkuar e motra e tij nxënëse e Kleanthi Laçit pasi ky i fundit sipas dëshmisë së të vëllait të 13 vjeçares, e kishte ngacmuar shume herë seksualisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!