Einxhel Shkira është një nga personazhet më të komentuar të momentit që pas daljes nga “Big Brother VIP”. Ajo është shpesh në qendër të mediave rozë, ku së fundmi, është përfolur për raportin me Beatrixës, pas ndarjes nga Donaldi, me të cilin moderatorja kishte edhe shumë konflikte.
LEXO EDHE: Hakmerret ndaj Donaldit? Ky veprim i Trixës për Einxhelin i surprizon të gjithë
Sot, Einxhel ka sqaruar gjithçka, duke thënë se ende nuk e ka takuar Trixën, por ka komunikuar dhe se e di natyrën e saj që është shumë e tërhequr nga daljet publike.
“Trixën nuk e kam takuar. Por e kam ditur se do të jetë pak më e rënduar. Kam komunikuar me Trixën, edhe brenda kam qenë e merakosur për të. Kjo nuk vjen vetëm nga BB VIP, por është edhe nga natyra e Trixës që është shumë e tërhequr nga daljet publike. Mendoj se edhe Trixa ka zgjedhur një lloj izolimi për të qenë më e qetë që të bëhet gati kur të dalë”, tha Shkira në “Wake up”./abcnews.al