Einxhel nuk i del inati me Donaldin: Më vjen për të vjellë nga veprimi i tij

schedule11:54 - 20 Janar, 2022

schedule 11:54 - 20 Janar, 2022

Dalja e Dj Dagz nga shtëpia e Big Brother VIP ka krisur raportin mes Einxhel dhe Donaldit. Einxhel është shprehur se aktori i humorit dhe Beatrix duhej të kishin shpëtuar Dagzin gjatë zinxhirit të shpëtimit por zgjodhën Tanin dhe Egzonën.

Ndërsa ironitë kanë vazhduar gjatë gjithë kohës, së fundmi Einxhel dhe Beatrix kanë folur rreth situatës ku gjenden. Einxhel është shprehur se veprimi ishte për të vjellë. Nga ana tjetër, Trixa tha se ka pasur persona të tjerë që mund ta shpëtonin.

“Sido të ishte situata e mbrëmshme, dhe të më urrente, nuk duhej t’ja bënte Dagzit. Për shoqëri, për fisnikëri. E kuptova se mua më do jashtë. Mua më vjen për të vjellë nga kjo që ndodhi.”, u shpreh Einxhel.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

/abcnews.al