Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Einxhel del nga salla e operacionit pas disa orësh, si paraqitet gjendja e saj

schedule19:58 - 28 Janar, 2022

schedule 19:58 - 28 Janar, 2022

Einxhel Shkira ka përfunduar me sukses operacionin në krah pas lëndimit që pësoi mbrëmë në “Big Brother VIP”. Moderatorja sapo ka dalë nga salla e operacionit në spitalin Hygeia ku u dërgua mëngjesin e sotëm. Einxhel është sistemuar në dhomë pas ndërhyrjes ku mjekët do të kujdesen për të.

Gjatë kohës që do të jetë në spital, ajo do të jetë nën vëzhgimin e kamerës dhe asistentëve të produksionit. Paraditen e sotme, produksioni ka bërë me dije se moderatorja pritet të kthehet brenda shtëpisë së famshme, megjithatë pas operacionit, pritet të shihet nëse do të shkojë sërish.

May be an image of 6 people and indoor

LEXO EDHE: Momenti kur Einxhel thyen krahun në “Big Brother VIP”, dalin pamjet e rënda

Pritet të sqarohet gjatë prime në orën 21:00 se çfarë do të ndodhë. Moderatorja u lëndua mbrëmë vonë në darkë por pavarësisht ndihmës mjekësore që mori brenda shtëpisë, kishte nevojë për trajtim më të specializuar duke e dërguar në spital. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!