Eintracht Frankfurt ka triumfuar në transfertë kundër Real Betis me rezultatin 2-1, ndërkohë që edhe Lyon ka festuar jashtë fushe ndaj Portos, me një fitore minimale 1-0 në 1/8- at e finaleve të Europa League.
Francezët iu falën golit të shënuar nga braziliani Lucas Paqueta, në minutën e 59-të. Mbemba në shtesë realizoi për Porto, por VAR ia hoqi golin.
Sa i takon Eintracht Frankfurt, gjermanët mund të kishin fituar edhe më thellë. Filip Kostic ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 14-t.
Spanjollët u përgjigjen me Fekir pas gjysmë ore lojë. Kamada për dy minuta riktheu epërsinë, kurse Borre nuk shënoi dot me penallti në fillim të pjesës së dytë. / abcnews.al
? Advantage Lyon & Frankfurt! ?
Will they both qualify? ?♂️#UEL
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) March 9, 2022