“Gardiani” gjerman i portës, Kevin Trapp ishte një objektivat kryesorë të gjigandëve anglez të Manchester United, këtë fraksion merkatoje që lamë pas, me “mbrojtësin” e shtyllave të Eintracht Frankfurt, që pëlqehet shumë nga tekniku i “djajve”, Erik ten Hag.
Mirëpo ditën e sotme, 32-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje të re me “shqiponjat” e Frankfurtit deri në vitin 2026, duke i dhënë në këtë mënyrë fund dyshimeve, që ish-portieri i PSG do të largohet nga gjigandët gjermanë. /i.m /abcnews.al
…until 2026 ?✍️#SGE | #Trapp2026 pic.twitter.com/GthVeKH3oE
— Eintracht Frankfurt (@Eintracht) February 3, 2023