Egzona përballet me akuza pas eliminimit, opinionisti zbulon “misionin” që qëndron pas hyrjes në Big Brother

schedule10:22 - 29 Janar, 2022

schedule 10:22 - 29 Janar, 2022

Egzona ishte e eliminuara e radhës nga shtëpia e Big Brother VIP. Moderatorja nga Kosova i dha fund aventurës në shtëpinë e famshme pas më shumë se 20 ditësh izolim. Ajo ishte ndër pesë banorët që hynë brenda shtëpisë pak javë më parë. Megjithatë, akuzat ndaj saj kanë qenë të shumta se ka hyrë brenda shtëpisë me “misionin” për të ndihmuar Donaldin.

Ishte opinionisti Arbër Hajdari, i cili ngriti këtë akuzë gjatë mbrëmjes së djeshme ku u shpreh se: “Mendoj se ka hyrë në Big Brother si një dashamirëse e Donaldit sepse e ka parë lojën nga jashtë. Nuk e di se çfarë ka dashur të thotë autori për kafen përjashta që kanë lënë për të pirë sepse më është dukur si një mesazh për t’i thënë se jam në krahun tënd. Shpesh i ka thënë se ti bërtet, rri i qetë.”

Duke iu përgjigjur kësaj akuze, Egzona tha në studio: “Unë në Big Brother kam hyrë me misionin e vetëm për një eksperiencë që e kam pasur ëndërr prej edicionit të parë. Kam qenë fanse e këtij formati, kam shfrytëzuar dhe kam thënë po për arsyet e mia personale dhe aspak për t’i dhënë mesazhe Donaldit. Më vjen keq që është interpretuar si e tillë kjo eksperiencë, nuk kisha pasur qejf me u mbajtur mend si e tillë por e respektoj mendimin e Arbërit.” /abcnews.al