Egzona iu përgjigjet akuzave: Nuk jam vajzë që ndaj çifte

schedule07:50 - 2 Mars, 2022

schedule 07:50 - 2 Mars, 2022

Egzona është përfolur shumë për raportin që ka pasur brenda shtëpisë së famshme me Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Duke iu përgjigjur akuzave mbrëmë në “Post Big Brother VIP”, moderatorja nga Kosova tha se ka pasur një raport të afërt me aktorin sepse të dy janë miq të përbashkët.

Mes të tjerash, ajo tha se nuk hyri brenda shtëpisë së famshme për t’i dërguar sinjale Donaldit apo që ta ndante nga Trixa pasi siç shtoi ajo, nuk është një vajzë që ndan çifte. “Trixa ka pasur disa deklarata shokuese për mua. Por më vjen keq që Trixa ka pritur me gjetur tek unë një Trixë të dytë.”, tha ajo.

“Unë nuk jam vajzë që bëj diçka, me nda çiftet. Vetëm nëse ka menduar këtë pjesë. Kam parë shumë video që Trixa e ka shprehur disa herë që Egzona më jep shumë energji të mirë, përqafimet e saj më japin energji shumë të mirë. Edhe realisht unë kam pasur një lidhje shumë të ngushtë me Trixën.

Gjitha ato përqafime, gjithë ai afrimitet me Trixën ka qenë real sepse realisht e kam ndjerë.“, tha Egzona ndërsa Arbana i tha: “Po thua që Trixa është një vajzë që i ndan çiftet?”Jo. Se u diskutua më herët që kur ka ardhur Trixa, është shoqëruar shumë me Semin edhe Donaldin.

Dhe në një farë forme është parë si pëlqim mes tyre. Unë pavarësisht se kam ndenjur me Donaldin dhe Trixën nuk kanë qenë qëllimet e mia që as t’i jap Donaldit sinjale nga jashtë dhe as që ta ndaj Trixën nga Donaldi.”, tha ajo.  /abcnews.al