Egzon Belica zyrtarisht bardheblu: Ishte një zgjedhje e lehtë

schedule16:51 - 9 Shtator, 2022

schedule 16:51 - 9 Shtator, 2022

Prishtina ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Egzon Belica, i cili ishte larguar nga Partizani këtë verë. Klubi bardhekaltër njoftoi se ka nënshkrua me të për një sezon.

Belica ka luajtur edhe për Rabotniçkin, Ohrin dhe Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, CS Concordia Chiajna në Rumani, Inter Turkun në Finlandë dhe Rigan në Letoni.

“Zgjedhja e Prishtinës ishte e lehtë për shkak të madhështisë dhe traditës që e ka klubi. Çdo gjë u lehtësua deri te kontrata nga dëshira e madhe e dyanshme.

Synimet në një klub si Prishtina janë çdo herë maksimale. Duhet luftuar për secilin kompeticion në të cilin skuadra merr pjesë.

Është nder dhe privilegj të jem pjesë e Prishtinës. Ky klub ka traditë dhe tifozëri të madhe. Tifozët janë pjesë e pandarë e ekipit.

Premtimet jepen dhe duhet të mbahen. Jo vetëm unë, mirëpo e gjithë skuadra duhet dhënë 100 përqind nga vetja për arritjen e objektivave”, tha Belica për faqen e klubit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!