Egzon Belica do ta vazhdojë karrierë në Kosovë, pasi Supersport raporton se do të zyrtarizohet te skuadra e Prishtinës.
Qendërmbrojtësi thuhet se ka nënshkruar me skuadrën bardhekaltër dhe pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi.
Belica luajti për 4 sezone e gjysmë me Partizanin, duke u shpallur edhe kampion, ndërsa këtë verë u nxor jashtë planeve të klubit të kuq dhe Prishtina e bindi për të kaluar në Kosovë. / abcnews.al