Shprehja është “e treta e vërteta”! Ne duhet të themi “e pesta e vërteta” për Egnatian, sepse u desh të vinte rivali I pestë që të arrihej kualifikimi I parë në kupat e Europës.
Suksesi që do të mbetet në histori u realizua ndaj një ekipi me më shumë emër si skuadra bjelloruse, Dinamo e Minskut, madje në mënyrën më të mirë të mundshme.
Pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës, luajtur në fushën asnjanëse në Hungari, erdhi e dyta.
Egnatia ia doli 1-0 në “Arenën” e saj në Rrogozhinë falë golit të shënuar nga Selmani në minutën e 77-të.
Bjellorusët provuan gjithçka, në përpjekje për të përmbysur rezultatin 0-2 të duelit të parë, dhe siç paralajmëroi trajneri Edlir Tetova përpara ndeshjes, u treguan të rrezikshëm.
Gjithsesi, kampionia e Shqipërisë e pati situatën nën kontroll duke krijuar edhe rastet e veta, e duke mos e rrezikuar kualifikimin për asnjë moment.
Rikthimi i Lushkjes bëri punë, dhe po ashtu aktivizimi si titullar I Grudës.
Kualifikimi në Ligën e Konferencës është sukses sportiv dhe financiar, pasi Egnatia merr 175 000 euro, dhe mund të fitojë 550 000 euro ët tjera në raundin e tretë.
Rivali do të jetë I fortë, por jo I pamundur si Olimpija e Ljubljanës nga Sllovenia, dhe përmes saj kalon rruga për në plej of, që do të thotë një hap larg grupeve./abcnews.al

