Zekirija Ramadani u largua nga Egnatia vetëm një ditë pasi siguroi edhe qëndrimin mes më të mirëve në Superligë.
Drejtuesit nuk kanë humbur shumë kohë për të gjetur edhe zëvendësuesin e Ramadanit të cilit do i besojnë edhe çelësat e skuadrës për sezonin e ri.
Bëhet fjalë për Edlir Tetovën, i cili nuk është i panjohur për kampionatin tonë, pasi më parë ish-trajneri i Shkëndijës ka qenë pjesë e Orges Shehit, kur ky i fundit ishte te Skënderbeu, Kukësi dhe tek Tirana në fundin e sezonit 2022-2021,
Marrëveshja mes palëve është arritur dhe mungon vetëm zyrtarizimi, teksa tashmë Tetova ka nisur bashkëpunimin me Ndriçim Shtubinën në rolin e drejtorit sportiv, për të planifikuar merkaton e klubit rrogozhinas. /f.a/abcnews.al