Emra të shumtë të lakuar për të zëvendësuar Gugash Maganin tek Egnatia. I fundit me të cilin po bisedohet, sipas “Panorama Sport”, është një brazilian i famshëm.
Bëhet fjalë për Ze Marian, ish-futbollistin e Interit që ka provuar të drejtojë edhe në Superiore për disa javë, pasi e ngjiti Tiranën në elitë.
Aktualisht Ze Maria është pa ekip dhe ishte në Shqipëri para pak kohësh për të ndjekur derbin Tirana-Partizani, madje u përfol edhe si opsion për “demat e kuq”.
Egnatia po tenton ta bindë dhe tashmë mbetet të shihet se si do të shkojnë bisedimet mes palëve. Ze Maria përherë të fundit ka drejtuar skuadrën e Portuguesa bë Brazil. / abcnews.al