Egnatia me sytë nga Evropa, “Rrogozhinasit” munden thellë nga Napoli në miqësoren e “luksit”

schedule22:16 - 28 Korrik, 2024

schedule 22:16 - 28 Korrik, 2024

Ishte një miqësore më shumë për prestigj sesa për të testuar aftësitë.

Pas sfidës së “luksit” të vitit të shkuar, përballë “Zikaltërve” të Inter, këtë verë “Rrogozhinasit” e Egnatias sfiduan “Blutë” e Napoli, në një përballje tjetër të madhe, mirëpo nëse me kampionët e Serie A rezistuan disi, përballë djemve të Antonio Conte zhgënjyen shumë.

Skuadra e Idlir Tetovës u mund me rezultatin e thellë 4-0, me serinë e golave që u hap nga “ylli” gjeorgjian, Kvicha Kvarataskhelia në minutën e 21’-të dhe vetëm 8 minuta më vonë Politano dërgon topin në rrjetë duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin e dyfishtë.

Me fillimin e pjesës së dytë erdhi edhe goli i tretë, sërish nga Kvaratskhelia këtë herë në minutën e 52’-të, ndërsa për të vulosur fitoren me “poker” mendoi “fantazisti” belg, Cyril Ngonge, në minutën e 69’-të.

Megjithatë duket se gjithë ky neglizhim i kampionëve të Superiores e ka një shpjegim, pasi më 1 gusht, “Rrogozhinasit” do të ndeshen me islandezët e Vikingur, në sfidën e kthimit të fazës së dytë kualifikuese, të Conference League. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!