Egnatia mbyll fazën përgatitore, “Rrogozhinasit” munden në ndeshjen e fundit nga Buducnost

schedule19:16 - 1 Korrik, 2024

schedule 19:16 - 1 Korrik, 2024

Nuk mund të kishte mbyllje me shije më të hidhur, për mbylljen e fazës përgatitore në Slloveni, me “Rrogozhinasit” e Egnatias, që pas dy barazimeve, kundër vendasve të Ruzomberok dhe Maribor, pasditen e kësaj të hëne janë mundur nga malazezët e Buducnost, me rezultatin e ngushtë 2 me 1, duke tronditur jo pak djemtë e Edlir Tetovës, në prag të kualifikuseve.

Goli i vetëm për kampionët e Superiores erdhi nga “fantazisti” i sulmit Redi Kasa, i cili shënon golin e dytë radhazi për “Rrogozhinasit”, pas rrjetës së gjetur, në përballjen me Maribor dhe pritet të jetë një shtesë e madhe për Egnatian, në sfidën e fazës së parë, të kaulifikueseve, të UEFA Champions League.

Ndërkaq, kujtojmë se kundërshtarët e kampionëve tanë janë kampionët e Bosnje Hercegovinës, Borac Banja Luka, me sfidën e parë që do të zhvillohet pasditen e 10 korrikut në  “Gradski stadion Banja Luka” dhe në rast se Egnatia arrin të kalojë këtë raund, në fazën e ardhshme do të ketë përballë  një “gjigant” të futbollit ballkanas, si “Bardhezinjtë” e PAOK. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!