Egnatia ka arritur të fitojë në shtëpi ndaj Partizanit me rezultatin 2-1.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0, ku Montenegro ishte autori i dy golave për rrogozhinasit. Partizani u përpoq të shënonte për të rihapur sfidën, por këtë gjë e bëri tepër vonë, në minutën e 80-të me Skukën.
Me këtë rezultat, Egnatia vazhdon rrugëtimin drejt titullit kampion, pasi rrogozhinasit ndodhen në vendin e parë me 57 pikë, ndërsa Partizani në vvendin e tretë me 48 pikë./h.ll/abcnews.al

