Zbret në fushë në moshën 74-vjeçare, egjiptiani vendos rekordin unik

schedule13:27 - 19 Tetor, 2020

schedule 13:27 - 19 Tetor, 2020

Ezzeldin Bahader nga Egjipti ka vendosur një rekord të ri duke u bërë futbollisti më i vjetër profesionist në botë. 74-vjeçari bëri histori pasi përfundoi ndeshjen e tij të dytë në divizionin e tretë egjiptian. Bahader, i cili mbush 75 vjeç më 3 nëntor, kishte shënuar më parë një gol në debutimin e tij në mars të këtij viti.

Ai po planifikonte të luante ndeshjen e tij të dytë në të njëjtin muaj, por të gjitha ngjarjet sportive u pezulluan për shkak të pandemisë. Bahader iu dha titulli ‘Futbollisti më i vjetër aktiv’ nga Guinness të Shtunën, pasi përfundoi ndeshjen më 6 tetor. Bahader është gjyshi i gjashtë fëmijëve dhe disa prej tyre ishin të pranishëm në tribunë për të bërë tifo për të.

Duke folur për arritjen e tij, Bahader tha se do të dëshironte të vendosë rekordin edhe një herë  në mënyrë që të tjerët ta kenë dhe më të vështirë për ta thyer rekordin e tij. “Unë ëndërroj të jem në gjendje të thyej rekordin tim edhe një herë, vetëm për ta bërë garën pak më të vështirë,” tha Bahader. Rekordi ishte mbajtur më parë nga 73-vjeçar izraelit Isaak Hayik. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!