Egjipti shpall tre ditë zie për viktimat në spitalin e Gazës

schedule15:28 - 18 Tetor, 2023

schedule 15:28 - 18 Tetor, 2023

Presidenti Abdel Fattah El-Sisi ka shpallur tri ditë zie të përgjithshme në të gjithë Egjiptin pas një sulmi në spitalin Al-Ahli në Gaza, duke vrarë qindra njerëz, sipas një deklarate nga zyra presidenciale egjiptiane.

“Presidenti Fatah El Sisi ka vendosur të shpallë një gjendje zie të përgjithshme në të gjithë Republikën Arabe të Egjiptit për tre ditë, për të mbajtur zi për jetën e viktimave të pafajshme të krimit të bombardimit të Spitalit Baptist Al-Ahli në Gaza dhe për të gjithë dëshmorë të vëllazërisë së popullit palestinez” , thuhet në njoftim.

Gjithashtu edhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abass ka shpallur tre ditë zie.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!