Emanuel Egbo, trajneri i Tiranës, në lidhjen direkte me emisionin “Goli pas Goli” deklaroi: “Nuk po mendoj për vendin e parë, nuk i ndryshoj fjalët e mia. I marrim ndeshjet një e nga një. I bëjmë llogaritë në fund. Nuk vlen vendi i parë tani. Po ishim në fund aty, atëherë i kemi bërë llogaritë tani. Kemi fituar vetëm ndeshjen e radhës”.
“Ekipi ka krijuar identitet dhe personalit. Duke fituar ndeshjet fitohet mentaliteti i fituesit. Nuk duhet të nxitohemi, goli vjen në momentin e vet. Kishim disa raste. Kundërshtari gabon, ose me aftësitë individuale që lojtarët kanë, zgjidhet ndeshjet. Goli vjen, nëse e mbajmë 0 prapa”.
“Zoti na nderoi sërish. Ai e ka parë punën tonë dhe faktin që kemi dhënë maksimumin. Ai ka treguar dorën e tij në këtë ekip. Nuk ishte si e menduam pjesën e dytë. Lamë një hapësirë të madhe në mesfushë dhe nisën të na sulmonin më shumë”.
“Gabimet në pasime? Kemi bërë gjashtë ndeshje direkt. Ka ndikuar te lojtarë te veçantë. Ngoo është i gjatë dhe lodhet. Ju e keni parë vetë, kjo ndeshje është derbi. Ngarkesa psikologjike gjithashtu ndikon. Duhet ta menaxhonim më mirë. Cobbinah u lodh në krah gjatë pjesës së parë”.
“Kemi besuar gjithë kohën. Unë besoj në Zot dhe atë që ai përgatit. Ai e tregoi dorën e tij dhe lavdia i shkon atij. Kur jep më të mirën edhe Zoti jep dorën e tij”, tha Egbo.
“Nuk veçoj lojtarë të veçantë. Fryma e grupit është e rëndësishme. I kam parë para ndeshjet duke u përqafuar. Duhet harmoni për të ecur përpara. Duhet të vazhdojmë kështu. Jam i kënaqur me gjithë ekipin. Edhe me ata që nuk kanë luajtur”. /abcnew.al