Egbo: Në pjesën e dytë ishim euforikë, Sasraku si Ngoo

schedule15:57 - 4 Nëntor, 2020

schedule 15:57 - 4 Nëntor, 2020

Emanuel Egbo, trajneri i Tiranës, pas ndeshjes me Kukësin, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, tha: “Fillim i mbarë për ne. U thashë djemve që ta nisim mirë. Fillimi i mbarë, gjysma e punës. I përgëzoj për shpirtin e lartë të garës. Luftuan shumë dhe mund ta mbyllnim ndeshjen që në pjesën e parë, nëse Muçi do shënonte”.

“Lojtarët e rinj kanë gati dy muaj që janë bashkuar me ekipin. Sa më shpejt të ambientohen, aq më mirë do të jetë për ne dhe për skuadrën. I gjithë ekipi luftoi për njëri-tjetrin. Kjo është diçka e rëndësishme. Duhet të jemi grup, nuk kanë rëndësi emrat”.

“Nga fundi i pjesës së parë u futëm në eufori. Duhet të dimë ta menaxhojmë lojën dhe ta mbyllim ndeshjes. Nëse nuk shënon, atëherë e pëson. Tottenham nga 3-0 barazoi në derbi. Duhet të jemi me këmbë në tokë gjatë gjithë lojës”.

“Nuk kemi humbur pikë referimi, kemi Derrick. Ai di ta mbajë topin, tërheq kundërshtarin dhe bën spondin. Është herët për ta gjykuar atë. Po e ndihmon shumë ekipin. Fituam me dy goditje standarde. Nuk ka rëndësi si fiton, rëndësi ka që morëm pikët. Ndeshjen tjetër mund ta fitojmë me raste”.

“Jam i kënaqur em Najdovksin, por edhe me të tjerët. Muçi krosoi në mënyrë perfekte. Asistet ishin perfekte. Krosat e mire i shfrytëzojnë ata që i nuhasin golat”, përfundoi Egbo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!