Emanuel Egbo, trajneri triumfues në derbit, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” tha: “Nuk kam ndryshuar asgjë. Nuk ishte puna ime, ishte loja e bashkuar e çunave. Hera e parë që Tirana ishte e bashkuar nga fillimi në fund. U thashë që duhet të ruajmë portën të paprekur, të kemi durim. Duke mos bërë gabime në pasime. Duhet të presim, pasi goli vjen në minutën e 90-të. Kjo ndodhi”.
“Me tre pikët e sotshme e kemi vendin e parë tre pikë. Akoma s’ka mbaruar faza e dytë, ka shumë kampionat përpara. Jemi brenda objektivave”, shtoi Egbo në deklaratën e tij në Supersport. “U thashë në fillim, do doja të isha futbollist sot. Këtu kam luajtur derbin e parë me Partizanin dhe ka qenë stadiumi plot. U thashë: ‘Të isha në vendin tuaj do jepja shpirtin’. Kështu ndodhi, ata dhanë shpirtin në fushë”.
“Në këtë stadium Tirana ka bërë historinë, është shtëpia jonë. Zoti ishte me ne sot dhe morëm këtë rezultat”, u shpreh nigeriani. “Presidenti Halili ka thënë që kemi ekip për kampin. Ka shumë lojtarë të mirë brenda, por duhet të jemi grup si sonte. Ky klub i ka të gjitha mundësitë për të dalë kampion. Duhen marrë ndeshjet një nga një. Nuk duhet të themi që në fillim se duam të dalim kampion. Filozofia e këtij klubi është të fitojë çdo ndeshje”. /abcnews.al