Tirana fitoi sërish, madje arriti triumfin më të thellë në sezon. Emmanuel Egbo ka folur për ndeshjen e fituar 0-5 në Gjirokastër në “Gol pas Goli” në Supersport, aty ku prek edhe disa tema të tjera.
FITORJA MË E THELLË – “Ia thashë edhe çunave në pushim: është një ndeshje që duhet të bëjmë sa më shumë gola. E treguan vetën në pjesën e dytë. Është një trepikësh i fituar, tani mendojmë për ndeshjen e së enjtes në Kupë dhe atë të kampionatit më pas”.
NGO – “Është diçka që e kemi brenda familjes. Episod që nuk duhet të ndodhte, por e kuptojmë njëri-tjetrin dhe e zgjidhim brenda familjes”.
E ARDHMJA – “Nuk e kam mendjen tek e ardhmja. E kam mendjen dhe përqendrimin te tetë ndeshjet që kanë mbetur. Tirana është klubi më i madh në Shqipëri, është e veçantë të jesh trajneri i saj”.
EKSPERIMENTIMI – “Nuk po eksperimentoj. Çdo lojtar ka mundësinë për t’u aktivizuar në çdo ndeshje. Ata që janë gati 90-100% do të fus, secila ndeshje ka specifikën e vet. Kështu e përgatis ndeshjen, të gjithë lojtarët kanë mundësi të jenë në formacion”.
PARTIZANI – “Ne shohim ndeshjet tona. E kemi në dorë të zgjidhim situatën tonë, skuadrat e tjera kanë hallet e tjera, ne përqendrohemi te ndeshjet tona”. /abcnews.al