Tirana po përndiqet nga fati i keq. Elton Cale është një nga shqetësimet e mëdha të trajnerit Emanbuel Egbo, pasi sulmuesi anësor mund të rikthehet në janar pas operimit në shpatull. Shqetëson normalisht edhe pjesa e kapjes së formës sportive.
Deri atëherë te Tirana duhet të gjejnë zgjidhje të tjera dhe jo vetëm për Cale. Nëse kampionati nis së shpejti, atëherë stafi teknik i bardhebluve duhet të gjejë një zgjidhje edhe për mesfushën. Jurgen Çelhaka është ai që shqetëson kampionët e vendit.
Në sfidën kundër Shqipërisë U21 ai ishte në tribunë për shkak të problemeve me rrëzat e kofshëve. Nga ajo që mëson abcnews.al, Çelhaka do të mungojë rreth një muaj dhe normalisht ky nuk është një lajm i mirë për stafin teknik të bardhezinjve. /abcnews.al