Egantia nxjerr në shitje biletat për sfidën kundër Vllaznisë

schedule15:17 - 7 Nëntor, 2021

schedule 15:17 - 7 Nëntor, 2021

Skuadra e Egnatias është cilësuar shpesh si surpriza e këtij sezoni në “Abissnet Superiore”. Rrogozhinasit të drejtuar nga trajneri Gugash Magani, ka arritur të tregojë vlerat e skuadrës në këtë kampionat.

Ditën e nesërme Egnatia do të përballet me Vllazninë në Rrogozhinë, në kuadër të javës së tetë të “Abissnet Superiores”.

Klubi i Egnatias ka publikuar edhe çmimet e biletave për këtë takim, duke kërkuar kështu edhe përkrahjen e tifozëve të tyre për të bërë të mundur një tjetër surprizë.

Aktualisht rrogozhinasit kanë arritur të grumbullojnë 9 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 5-të të tabelës së klasifikimit. Edhe shkodranët kanë arritur të grumbullojnë 9 pikë në 7 ndeshje të luajtura. /f.a/abcnes.al