Effenberg i thotë gjërat troç: Rregulla absurde, futbolli ka duele

schedule18:59 - 12 Maj, 2020

schedule 18:59 - 12 Maj, 2020

Imagjinoni dy skuadra futbolli që bëjnë të gjithë testet e kërkuara dhe të duhura. Që luajnë në një stadium të kontrolluar dhe të dezinfektuar nga koronavirusi. Në këtë stadium, gjithsesi, gjatë një ndeshjeje të Bundesligës, lojtarët nuk duhet të pështyjnë, të tokin duart pas golave, një skenar që pritet të realizohet shpejt, pasi kampionati në Gjermani pritet të nisë të shtunën.

Kjo gjë e habit Stefan Effenberg, ish-kapitenin e Bayern Munich, i cili e quan rregull absurd.  “Përderisa ata kanë bërë testet dhe kanë dalë negativë, për çfarë duhet distancimi? Në fund të fundit, futbolli është sport me duele, do të ketë goditje këndi, goditje dënimi. Si do të bëhet?”

Efenberg shikon të favorizuar Bayern në ndeshjet në vazhdim: “Bavarezët nuk e kanë problem të luajnë pa tifozë, apo edhe me tifozë kundër.  Problem do ta kenë ekipe si Dortmundi apo Frankfurti. Borusia nuk do të ketë ‘Murin e Verdhë’. Unë e di sesa e vështirë është të luash atje”.

Dortmund ka numrin më të lartë të tifozëve, mesatarisht rreth 80 000 në “Signal Iduna Park”, diçka që e ka ndihmuar shumë skuadrën e trajnerit Favre, që pretendon titullin, por që duhet të luajë pa publik. Problem më vete Dinamo Dresden, që u izolua për 2 javë, pasi 3 persona u zbuluan pozitivë me koronavirus.

“Të jesh 14 ditë në karantinë, pa u stërvitur dhe pastaj të luash, është një minus i madh, i papërballueshëm në futboll”, theksoi Effenberg. Gjithsesi, në Gjermani janë të lumtur që Bundesliga do të kthehet, e para nga ligat e mëdha të futbollit që po regjistron një fitore ndaj epidemisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!