Efektiviteti 90% i vaksinës kundër COVID-19, reagon Fauçi: E jashtëzakonshme!

schedule18:27 - 9 Nëntor, 2020

schedule 18:27 - 9 Nëntor, 2020

Vaksina kundër koronavirusit, të cilën Pfizer dhe BioNTech po e zhvillojnë së bashku, do të ketë një “ndikim të madh” në luftën kundër pandemisë, tha Anthony Fauci, specialisti kryesor i sëmundjeve infektive amerikane dhe drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Efektiviteti i vaksinës, mbi 90%, “është thjesht i jashtëzakonshëm”, shtoi Dr. Fauci në një konferencë me gazetarët ditën e sotme.

Ai vlerësoi se vaksina që po zhvillohet nga Moderna mund të ketë efikasitet të ngjashëm me vaksinën Pfizer sepse bazohet në teknologjinë mARN.

Fauci ka deklaruar herë pas here se një vaksinë me efikasitet 50-60%, duke pasur parasysh ashpërsinë e pandemisë, do të ishte e pranueshme.

Pfizer dhe BioNTech raportuan sot se një provë klinike që përfshin dy grupe vullnetarësh (ata të vaksinuar dhe ata që marrin placebo) tregoi një efikasitet të vaksinës prej më shumë se 90% shtatë ditë pas dozës së dytë.

Kjo do të thotë që mbrojtja ndaj infeksionit Covid-19 arrihet 28 ditë pas vaksinimit fillestar, i cili përfshin dy doza.

CEO i Pfizer, dr. Albert Burla e përshkroi 90%-shin “Një ditë e rëndësishme për shkencën dhe njerëzimin”.

Lajmet për efektivitetin e vaksinës së provës kanë shkaktuar një furi reagimesh në tregjet ndërkombëtare.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!