Efektivi u vetëvra me armën e shërbimit në banesë, detajet e para

schedule22:57 - 8 Korrik, 2022

schedule 22:57 - 8 Korrik, 2022

Një efektiv policie u vetëvra me armën e shërbimit në Delvinë. Eduart Beqiraj, 54 vjeç, dyshohet se i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit një banesën e tij.

Burime bëjnë me dije për ABC se polici ka lënë pas 3 fëmijë dhe gruan e tij. Prej vitesh ishte me shërbim në Komisariatin e Delvinës, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në këtë Komisariat, ndërsa familjen e kishte në Gjirokastër.

Ndërkaq, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. /abcnews.al