Efektivi i policisë në Durrës përplas me makinë një fëmijë 3-vjeç

schedule12:59 - 25 Nëntor, 2021

schedule 12:59 - 25 Nëntor, 2021

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr. 13 në Durrës. Policia bën me dije se një punonjës policie duke drejtuar automjetin e tij privat ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3-vjeç.

Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

“Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. L., punonjës policie, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!