Efektivi i Lezhës mori një plumb në zemër e një në qafë, gazetarja: Cili ishte reagimi i parë i kolegëve

schedule22:23 - 28 Shtator, 2021

schedule 22:23 - 28 Shtator, 2021

Saimir Hoxha, oficeri i krimeve që po patrullonte pasditen e së martës në Vain, në Ishull-Lezhë së bashku me katër kolegë, u qëllua dy herë nga 21-vjeçari Aldi Rama. Siç bëri të ditur gazetarja Xhensila Kodra në “Log” me Endri Xhafon, një nga plumbat e kapi nënkomisarin në qafë dhe tjetri në zemër.

44-vjeçari u qëllua nga i riu i cili ndodhej në pjesën e pasme të automjetit tip “Volkswagen” dhe humbi jetën ndërsa transportohej me urgjencë për në spital.

Por cili ishte reagimi i parë i kolegëve të policit pasi ky i fundit u qëllua? Sipas gazetares gjëja e parë që ata kanë bërë ishte dhënia e ndihmës së shpejtë. Hoxha ka bërë vetëm disa hapa dhe më pas ka rënë pa ndjenja.

Kurse, autori disa orë pasi u arratis dhe e gjeti veten të rrethuar nga të gjitha anët, dyshohet të ketë qëlluar veten në mënyrë aksidentale. Fillimisht u raportua për vetëvrasje, pasi kur policia arriti ta lokalizonte Aldi Rama kishte rreth 30 minuta që e kishte qëlluar veten.

E shtëna ndaj vetes dyshohet të jetë aksidentale nga mënyra sesi është marra plaga. Saimir Hoxha dhe kolegët e tij nuk mbanin veshur jelekë anti-plumb pasi në zonë ishin duke patrulluar pas dyshimeve të ngritura për ekzistencën e një parcele kanabisi.

Pasi asgjësuan bimët, ata panë buzë rrugës automjetin ku ndodhej autori dhe dy shokët e tij. Saimiri u shkëput dhe shkoi pranë mjetit. Në atë moment, nga dritarja e pasme u qëllua me dy plumba nga Aldi Rama dhe ndërroi jetë nga plagët rrugët për në spital.

Ndërkohë, autori ndodhen në spital, në gjendje kritike për jetën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!