Në Gjykatën e Posaçme pritet që ditën e sotme të nisë komunikimi për pesë masat e sigurisë që janë vendosur më herët në mungesa ndaj pesë personave.
Një prej tyre është edhe gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së parë në Durrës, Mimoza Margjeka, por që për pesë muaj me radhë, ajo ka qenë e komanduar në Gjykatën e Apelit të Korçës.
Bëhet fjalë për Mimoza Margjekës, e cila është në “arrest shtëpie”, së bashku me një nga avokatët që ka qenë në një çështje gjyqësore në Apelin e Korçës si dhe Skënder Demiraj.
Ndërkohë gazetarja e ABC News Xhensila Kodra bëri me dije se masa e vlerësimit, ende nuk ka nisur, për shkak se fillimisht është njoftuar vetëm Drejtoria e Burgjeve për të bërë shoqërimin e pesë personave, të cilët duhet të ishin sot në Gjykatë.
Lexo edhe: “3 gjyqtarë, nga 2 mijë €”, pritet verifikimi i masës së sigurisë ndaj gjyqtares së Durrësit
Sipas procedurës, Drejtoria e burgjeve mund të verifikojë dhe mund të shoqërojë vetëm persona që ndodhen në masë sigurie “arrest në burg”.
Po ashtu sipas procedurës, policia dhe komisariatet përkatëse duhet të ishin njoftuar për të bërë shoqërimin e tyre.
Sakaq është bërë vetëm shoqërimi i avokatit Demiraj.
Ndërsa gjyqtarja nuk është shoqëruar për shkak se efektivë të Komisariatit nr.6 kanë shkuar në banesën e saj në kryeqytet për ta shoqëruar, por nuk kanë pasur fletën e shoqërimit dhe në këtë mënyrë gjyqtarja Mimoza Margjekaj nuk ka pranuar. Tashmë pritet që në bazë të procedurës të bëhet edhe shoqërimi i gjyqtares.
/abcnews.al/