Anëtari i bandës së Niklës u arratis edhe nga burgu i Fushë-Krujës, kush është “eksperti” Edison Pula që la bosh qelinë në Itali

schedule08:39 - 10 Qershor, 2022

schedule 08:39 - 10 Qershor, 2022

ITALI – 3  shqiptar të dënuar janë arratisur nga burgu i Trevisos në Itali. Siç raportohet shqiptarët janë arratisur pasi kanë prerë hekurat e qelisë dhe kanë përdorur çarçafët për të zbritur nga qelia.

Ndërkohë dy prej tyre janë kapur menjëherë nga policia. I vetmi që i ka shpëtuar arratisë është 27-vjeçari Edison Pula, i cili ishte ndalur me një urdhër-arresti europian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës,  të gjitha të kryera jashtë Italisë.


Kush është Edison Pula dhe arratisja e tij nga burgu:

Edison Pula, anëtar i bandës së Niklës, i akuzuar për atentatin me eksploziv ndaj Gentjan Bejtjes në Larushk dhe për një sërë veprash të tjera penale. Edhe pse i prangosur dhe nën masa të rrepta sigurie 21-vjeçari në momentin që zbriti nga furgoni, mundi t’i shpëtojë policëve.

Ai ka kapërcyer murin rrethues, duke u larguar në drejtim të paditur. Arratisja ndodhi gjatë kohës së transferimit të tij nga stacioni i policisë së Fushë Krujës në të Krujës.

Uniformat blu ngritën postblloqe në rrugët kryesore dhe në të gjithë zonën për të kapur 21-vjecarin.  Dy policët që e shoqëronin u treguan të pakujdesshëm dhe janë ndaluar me pas nga kolegët e tyre.

Mbi Edison Pulën rëndojnë disa vepra penale si: ‘Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë’, ‘Shkatërrim i pronës me eksploziv’, ‘Vjedhje me dhunë’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje e armëve dhe municioneve luftarake’.

Pula u prangos sëbashku me 8 anëtarë të tjerë të së njëjtës bandë. Sipas policisë ai është pjesëtar i grupit kriminal që organizoi atentatin ndaj Gentjan Bejtjes në fshatin Larushk të Krujës.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!