Dy raste pozitive me Covid janë konfirmuar këtë të hënë mes pjesëtarëve të stafit të një kopshti në Berat.
Burime për Abc News një edukatore dhe një sanitare e kopshtit “10 Korriku”, kanë rezultuar pozitive me Covid duke çuar në mbylljen e institucionit.
Ndër të tjera mësohet se të gjithë fëmijët dhe stafi i kopshtit janë futur në karantinë dhe do ju merret tamponi.
Gjithashtu autoritete mjekësore kanë bërë disinfektimin e ambienteve të kopshtit. e.su/abcnews.al