Një edukator është arrestuar në Greqi, pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë 5-vjeçare në ambientet e kopshti ku punonte.
Sipas informacioneve ka qenë një edukatore tjetër e kopshtit ajo që denoncoi rastin në polici, kur pa 55-vjeçarin duke kryer veprime të turpshme ndaj fëmijës në oborrin e kopshtit.
Edukatorja ka njoftuar menjëherë prindërit e fëmijës, ata kanë shkuar bashkë në polici për të denoncuar rastin, e për pasojë 55-vjeçari është nën arrest më akuzën; ngacmim seksual ndaj një të mituri.
/abcnews.al/