Pas arrestimit të Eduart Lamajt, policia ka shpallur në kërkim edhe tre bashkëpunëtorët e tij në atentatin e 30 majit në Laç ku u ekzekutuan Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.
Lamaj u arrestua teksa po mjekohej fshehurazi në një klinikë private në Tiranë, ndërsa policia kapi edhe dy mjekët me akuzën e moskallëzimit të krimit dhe pengimit të zbardhjes së të vërtetës.
Burime bëjnë me dije për abcnews.al se në kërkim janë shpallur Ilir Xhepaj (Likaj), Elson Aliaj (Oltion Vlashi) dhe Klaudio Perkola.
Të tre ata, bashkë me Eduart Lamajn ekzekutuan më datë 30 maj dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji duke u futur me veshje policie në hotelin ku ata po pinin kafe. /abcnews.al