Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kuvendi dështon me zgjedhjen e Arta Mandros, Tullumani zgjidhet anëtari i Këshillit Drejtuese të RTSH-së

schedule15:54 - 22 Shtator, 2022

schedule 15:54 - 22 Shtator, 2022

Kuvendi dështon me zgjedhjen e znj. Arta Mandro  anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Mandro mori vetëm 71 vota nga PS, duheshin 84.

Ndërkohe Edmod Tullumani do të jetë anëtari i ri i Këshillit Drejtuese të RTSH-së. Tullumani u zgjodh nga Kuvendi sot me 97 vota.



Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare. Në rendin e ditës parashikohet diskutimi i projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën mbi Organizatën Ndërkombëtare për ndihmat detare në lundrim”.

Gjithashtu Kuvend u diskutua projektvendimin “Për zgjedhjen e një anëtari në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve dhe Shkolla e Magjistraturës”.

Kuvendi diskutoi edhe projektvendimin “Për emërimin e një anëtari të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike”.

Kuvendi gjithashtu do të diskutoi edhe projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr.67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!