I ftuar në ABC News, kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, është shprehur se pezullimi, sipas kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, është vetëm për ditën e sotme. Sipas tij, ai ka kërkuar fjalën për procedurë që të futeshin në rend dy çështje të rëndësishme të ditës.
Mirela Milori: “Jeni pezulluar per sot apo afat të pacaktuar”?
Edmond Spaho: “Për sot ishte verdikti zotit Ruçi megjithëse siç e vutë re dhe ju, fjala kërkohet për procedurë. Do kërkoja që ne rend të futej ekstradimi i Nezar Seitaj dhe e dyta te prisnim kryeministrin Edi Rama sepse nuk ishte në sallë”.
Më tej, lidhur me ekstradimin e Nezar Seitaj, Spaho u shpreh se ligjet e përcaktojnë se kur duhet të ekstradohet dikush dhe ky nuk ësht rasti pasi hetimi për çështjen “Habilaj” është në vazhdim.
Sipas Spahos, kjo bëhet nga Edi Rama për të sabotuar hetimet për çështjen “Habilaj”.
“Ligjet shqiptare përcaktojnë nëse dikush është arrestuar në Shqipëri nuk mund te ekstradohet pa perfunduar hetimi këtu. Ky është dëshmitari më i rëndësihshëm për dosjen “Habilaj”. Edi Rama po përpiqet të sabotojë hetimet”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD-s.