Edmond Panariti ndërpret angazhimin me LSI, shkon në Presidencë

schedule12:00 - 12 Nëntor, 2020

schedule 12:00 - 12 Nëntor, 2020

Edmond Panariti ka ndërprerë angazhimin e tij me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në një postim në rrjetet sociale, Panariti sqaron se këtë vendim e ka marrë për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme.

Gazetarja Esiona Konomi bën të ditur për abcnews.al se ish-ministri i Bujqësisë do të angazhohet në Presidencë. Mësohet se Panariti do të marrë postin e shefit të Kabinetit në Presidencë.

“Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë!

Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme . Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje.

Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë”, shkruan Panariti.

Aktualisht drejtor kabineti është Arben Cici, ndërsa tashmë ka marrë postin e këshilltarit për marrëdhëniet me jashtë.

Pas raportimit të ABC Presidenca me anë të një njoftimi konfirmoi të tjera lëvizje në këtë institucion. Bahri Shaqiri nga dhënë dorëheqjen detyra e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, për shkak të angazhimeve të tij në të ardhmen, që nuk përputhen me këtë detyrë tepër të rëndësishme.

Meta, ka emëruar Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, Spiro Koçi, i cili deri sot ka ushtruar detyrën e Këshilltarit Diplomatik të Kreut të Shtetit, post që tashmë e merr Edmond Panariti.

Njoftimi i plotë nga Presidenca: 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka pranuar sot dorëheqjen e z.Bahri Shaqiri nga detyra e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, për shkak të angazhimeve të tij në të ardhmen, që nuk përputhen me këtë detyrë tepër të rëndësishme.

Presidenti Meta, ka emëruar Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, z.Spiro Koçi, i cili deri sot ka ushtruar detyrën e Këshilltarit Diplomatik të Kreut të Shtetit.

Presidenti Meta ka emëruar Këshilltar Diplomatik, z.Arben Cici, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit.

Për shkak të forcimit të prioriteteve të reja të Institucionit të Presidentit të Republikës, me qëllim përballimin me sukses të sfidave, që parashtron koha, në funksion të interesit më të mirë qytetar dhe kombëtar, siç janë:

– Sfidat e pandemisë COVID-19 dhe shëndetit publik,
– Sfidat me të cilat përballet faktori shqiptar;
– Shpopullimi i vendit,
– Sfidat në Arsim,
– Sfidat në Mjedis,

Kreu i Shtetit, ka emëruar sot në detyrën tepër të rëndësishme të Drejtorit të Kabinetit, Prof.Dr. Edmond Panariti.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!