E zbulon paraardhësi i tij, kush do jetë drejtor i kabinetit të presidentit Begaj

schedule14:54 - 25 Korrik, 2022

schedule 14:54 - 25 Korrik, 2022

Eduart Seitaj do të jetë drejtori i kabinetit gjatë presidencës së Bajram Begajt.

Këtë e ka bërë të ditur paraardhësi i tij, Edmond Panariti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Pas një viti e gjysmë Drejtor i Kabinetit të Presidentit Meta, kalohet detyra te pasardhësi. Faleminderit President Meta”, shkruan Panariti krah fotos.

Seitaj ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, kur ajo drejtohej nga Edmond Haxhinasto. /abcnews.al